BallinaLajmeSpecialja caktoi seancë më 28 nëntor, reagon OVL-UÇK: Fyerje e ndjenjave tona...

Specialja caktoi seancë më 28 nëntor, reagon OVL-UÇK: Fyerje e ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje e realitetit historik të popullit të Kosovës

Të ngjajshme

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Bashkëpunimi Kosovë – SHBA: Kurti takon komandantin shqiptaro-amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim...

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi Gjykata Speciale në Hagë, ka caktuar seancë për Hashim Thaçin, më 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

OVL-UÇK ka shprehur indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për këtë, shkruan lajmi.net.

“OVL UÇK,  shpreh indinjatën dhe zhgënjimin e thellë për faktin që Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar mbajtjen e një konference përgatitore ndaj ish-Presidentit të vendit, z. Hashim Thaçi, pikërisht më 28 Nëntor, ditën më të shenjtë të historisë sonë kombëtare. 28 Nëntori është dita kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke shënuar ringritjen e shqiptarëve, është dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit tonë Adem Jashari, dhe data e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka thënë se për ne, kjo datë nuk është vetëm një simbol kombëtar, është një identitet i tërë, i mbështetur mbi gjak, sakrificë dhe krenari.

“Për OVL UÇK, mbajtja e një seance gjyqësore në këtë datë përbën fyerje të ndjenjave tona kombëtare dhe shpërfillje të realitetit historik të popullit të Kosovës. Kjo zgjedhje e panevojshme dhe e pakuptimtë vetëm sa e thellon bindjen se Dhomat e Specializuara vazhdojnë të tregojnë mungesë ndjeshmërie dhe një qasje të njëanshme ndaj historisë sonë çlirimtare dhe ndaj atyre që udhëhoqën luftën për liri”, thuhet mes tjerash në reagim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz