BallinaLajmeMurati dikur kritikonte Osmanin se e kishte dërguar njoftimin pas orarit të...

Murati dikur kritikonte Osmanin se e kishte dërguar njoftimin pas orarit të punës, tani kritikon zyrtarët në Prishtinë që nuk punuan pas orarit

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ndryshon shpesh qëndrimet e tij, varësisht nga situata.

Më 3 prill, ai përmes një postimi në Facebook, pati shkruar se u njoftua përmes mediave që Presidentja e Vendit, Vjosa Osmani i kishte bërë kërkesë Qeverisë që të pezullonte tarifat ndaj produkteve me origjinë nga SHBA-të.

Ai kishte kritikuar atë se e kishte dërguar njoftimin pas orarit të punës.

“Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social “X” në 17:42, veç tre minuta më vonë”, kishte shkruar Murati atëherë.

Por, të njëjtin veprim si të Osmanit e ka bërë Murati të premtën. Ai biles ksihte kritikuar zyrtarët e Komunës së Prishtinës, pse nuk kanë qëndruar jashtë orarit të punës për të kryer punë.

“Të premten pasdite, Thesari e ka alokuar buxhetin e dhjetorit për Komunën e Prishtinës, para kohe, me idenë që të paguheshin disa fatura për shërbime esenciale, siç ishte energjia elektrike. Mirëpo në fund të ditës, nga Thesari më njoftuan që përkundër alokimit, stafi i Komunës së Prishtinës kishin përfunduar orarin dhe nuk e kishin kryer asnjë pagesë, me arsyetimin se “i kryejmë të hënën”. Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje e tyre nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur, kur kishin kërkuar alokim të parakohshëm”, ka shkruar Murati në Facebook.

Tani sipas Muratit, nuk mund të kuptohet nëse zyrtarët në institucione duhet të punojnë pas përfundimit të orarit të punës apo jo. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz