Një rast shumë i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Gadime e Epërme të Lipjanit.
Një burrë ka sulmuar me sëpatë ish-bashkëshorten e tij, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka thënë se është identifikuar personi i dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e Policisë. /Lajmi.net/