BallinaLajmeEnde pa rroga, punëtorët e RTK-së nisin sot grevën

Ende pa rroga, punëtorët e RTK-së nisin sot grevën

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Punëtorët e RTK-së sot do të mbajnë grevë të përgjithshme nga ora 11:00 e deri në orën 13:00.

Në njoftimin e sindikatës thuhet se nëse kërkesat e saj nuk adresohen, greva mund të shoqërohet me bojkot të shumicës së emisioneve dhe lajmeve të RTK-së.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë kohës së grevës do të organizohen protesta dhe veprime të tjera si shenjë e kundërshtimit për situatën e vështirë që po kalojnë punonjësit.

Sindikata ka ftuar mediat të jenë të pranishme në fillimin e grevës për të ndjekur zhvillimet e mëtejshme.

Kërkesat e Sindikatës janë dërguar një javë më parë dhe deri tani nuk ka pasur reagime nga Menaxhmenti i RTK-së.

Po ashtu kjo sindikatë ka kërkuar bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik, duke kërcënuar se nëse kërkesa e saj nuk miratohet, do ta marrin vendimin për bojkotin vetë.

“Gjatë kohës së grevës, krahas ndaljes së punës, do të organizohen protesta dhe do të ndërmerren veprime të tjera në ekran si shenjë e protestës për situatën e rëndë që po kalojnë kolegët dhe transmetuesit publik. Ftojmë mediet që të jenë të pranishme në fillimin e grevës së përgjithshme për të ndjekur nga afër zhvillimet. Ky veprim është ndërmarrë pas dërgimit të kërkesave tona dhe njoftimit të të gjithë akterëve përkatës 7 ditë më parë, në përputhje me ligjin për grevat. Edhe njëherë, bëjmë thirrje që Menaxhmenti të marrë vendim për bojkotimin e fushatës zgjedhore dhe ngjarjeve me karakter politik. Nëse kjo nuk ndodh, Sindikata do ta marrë këtë vendim vetë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz