BallinaLajmeKush i bllokoi autobusët urban në vitin 2017? – Sejdiu ia kthen...

Kush i bllokoi autobusët urban në vitin 2017? – Sejdiu ia kthen Hotit: S’ka më mirë se me u sqaru në gjykatë

Të ngjajshme

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, kur kjo Komunë udhëhiqej nga VV, Dardan Sejdiu i ka reaguar ish-ministrit të Financave në të njëjtën periudhë, Avdullah Hotit i cili i tha Sejdiu se po gënjen në lidhje me bllokimin e autobusëve urban në 2017.

Sejdiu tha se Hoti po gënjen për të kaluarën dhe përmes kësaj gënjeshtre po i shërben narrativës së pushtetit aktual.

“Në vitet 2015–2017, autobuset ishin të bllokuar për dy vjet rresht në ministrinë e tij, me arsyetime të njëpasnjëshme, me çdo lloj zvarritje të mundshme. Kjo nuk është opinion. Kjo është fakt i dokumentuar, i provuar, i njohur publikisht. Kishim mjete, kishim dokumente, kishim procedura të përfunduara. Ajo që s’kishim ishte vullneti i ministrit për me nënshkru. Dhe u thye vetëm kur qytetarët protestuan. Asokohe, LDK ishte në pushtet qendror. Ne ishim në Prishtinë. Logjika ishte e qartë. Dhe qyteti fitoi”, ka shkruar Sejdiu.

Ai ka thënë se sot kjo histori po përsëritet dhe ka pasoja shumë të rënda.

“Sot, një qeveri pa mandat po e përdor krizën e transportit publik për të krijuar panik dhe për të krijuar terren që buxheti i paligjshëm të paraqitet si “domosdoshmëri”. Kjo nuk është paaftësi. Kjo është strategji. Ndërkohë, ish-ministri i asaj kohe ka zgjedhur të hyjë në betejë kundër meje, jo kundër atyre që realisht po e shkatërrojnë transportin publik sot. Dhe kjo, në vetvete, flet shumë. Sa për padinë që përmendi: ju lutem, vazhdoni. Nuk ka askund më mirë se në gjykatë për me u sqaru edhe një herë publikisht bllokadën e asaj kohe. Nuk kam asnjë problem me këtë. Përkundrazi, është rast i artë që opinioni me i pa faktet e vërteta edhe një herë. Unë sot po flas për Prishtinën e vitit 2025. Për qytetin që po mbetet pa transport publik. Ai po flet për mua. Ky është dallimi. Koha ka tregu kush e ka qytetin prioritet, e kush thjesht vazhdon të jetë peng i së kaluarës së vet”, ka shtuar Sejdiu. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz