Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren- Suharekë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dyshohet se nga ky aksident ka edhe të lënduar.
Ekipet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po meren me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/