BallinaLajmeKica-Xhelili ndan skenën politike në dy grupe: Shteti mbi pushtetin apo nën...

Kica-Xhelili ndan skenën politike në dy grupe: Shteti mbi pushtetin apo nën të?

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, në lidhje me situatën politike dhe atë të buxhetit në vend, ka bërë një ndarje në dy grupe, duke thënë se i pari ishte i vetëdijshëm që s’kishte qeveri legjitime, e s’ishte as kuvendi i njëjtë që kishte votuar qeverinë.

Ndërsa, sipas saj, grupi i dytë, ai që insiston se ligjet nuk vlejnë kur i pengojnë partisë në pushtet, Kushtetuta zbatohet vetëm selektivisht varësisht a i konvenon një kryeministri.

“1. Grupi i parë që, i vetëdijshëm që s’kishte qeveri legjitime, e s’ishte as kuvendi i njëjtë që kishte votuar qeverinë (pra kishte shkëputje mes qeverisë dhe kuvendit), kuptoi që nuk mund të votohej për asgjë që si standard normalizonte shkeljet kushtetuese, ligjore, dhe populizmin paraelektoral. Shteti pra, është mbi pushtetarët”.

“2. Grupi i dytë, që insiston se ligjet nuk vlejnë kur i pengojnë partisë në pushtet, Kushtetuta zbatohet vetëm selektivisht varësisht a i konvenon një Kryeministri a jo, dhe i gjithë shteti duhet t’i nënshtrohet një mendësie që i mbyll sytë ndaj çdo standardi shtetarë e ligjorë, dhe bërtet: PSE S’E VOTUT BUXHETIN pa e analizuar aspektin institucional/ligjor. Shteti për këta, i nënshtrohet pushtetarëve”, ka shkruar ajo.

Kica-Xhelili tha gjithashtu se ose e ngrisim shtetin mbi tekat e pushtetit, ose sipas saj, presim që tekat e pushtetit të bëhen shtet.

“Në këtë ndarje, unë e kam të qartë ku qëndroj. Jo sepse është e thjeshtë, por sepse është fundamentale. Sepse në fund të ditës: O e ngrisim shtetin mbi tekat e pushtetit, o presim që tekat e pushtetit të bëhen shtet”, ka shkruar tutje ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz