BallinaSportTri gola për tri pikë, Roma ngjitet në krye të tabelës

Tri gola për tri pikë, Roma ngjitet në krye të tabelës

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

Roma e Gian Piero Gasperinit vazhdon me fitoren e dytë radhazi në Serie A, për t’u ngjitur në kreun e tabelës.

Roma fitoi 3-1 ndaj Cremoneses si mysafire, shkruan “Gazeta Express”.

Golin e parë për Romën e shënoi Matias Soule në minutën e 17-të të takimit.

Roma shënoi përsëri në pjesën e parë, me anë të Lorenzo Pellegrinit, por goli u anulua shkaku i pozitës jashtëloje.

Në fillim të pjesës së dytë, Cremonese u tregua më e rrezikshme, me disa raste të mira shënimi.

Mirëpo, në minutën e 64-të, zëvendësuesi Evan Ferguson shënoi për 2-0.

Pesë minuta më vonë, Ëesley shënoi për 3-0, duke siguruar fitoren për Romën.

Deri në fund të takimit, Roma pati edhe disa raste të mira shënimi, por golin e fundit të takimit e shënoi Cremonese.

Vendasit shënuan përmes Francesco Folino në minutën e 93-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Roma shkon në kuotën e 27-të pikëve në krye të tabelës, teksa Cremonese mbetet në 14-të pikë pas 12 ndeshjeve./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz