BallinaLajme“Vuaj nga pakënaqësia”, Rama: I mbroj me shumë forcë bindjet e mia

“Vuaj nga pakënaqësia”, Rama: I mbroj me shumë forcë bindjet e mia

Të ngjajshme

Rama viziton BIK-un, përçon mesazh paqeje dhe urimesh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar...

Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar...

Tri ekstradime dhe një transferim i personave të dënuar, nga vende të ndryshme për në Kosovë

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në podcastin “Flasim” se është një njeri që “vuan nga pakënaqësia”.

Ai u shpreh se do të jetë i kënaqur dhe i lumtur kur Shqipëria të arrijë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Unë vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë, ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë këtë që them. Me aq sa kam arritur të kuptoj është që në distancë, perceptimi që krijoj është shumë i ndryshëm nga ai që jam në të vërtetë. Nëse në distancë mund të dukem si një njeri që i di të gjitha, në fakt vuaj nga pakënaqësia, jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. Nuk them që po, këtu jam happy, sepse nëse do të ketë një gjë që do të jem i kënaqur pa kushte, besoj do të arrij ta shoh momentin e hyrjes në BE. Është apokale, historike.

Ndërsa të gjitha arritjet e tjera, për të cilat nuk ankohem, por i shpreh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes jo nga mundësitë që më janë dhënë. Në çdo gjë e mendoj që mund t’i kisha bërë më mirë, mund t’i kisha bërë më mirë. Unë jam shumë i vështirë në debat dhe i mbroj me shumë forcë bindjet e mija, duhet bërë kjo gjë. Por jam shumë i hapur për të bërë më mirë, edhe për të kuptuar edhe se ku tjetri mbase e ka më mirë ose unë e kam gabim. Por nuk e tregoj. Që i vogël e kam pasur, i pathyeshëm në kokëfortësinë për të nxjerrë timen”./TCH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz