BallinaLajmeBaraliu: Zgjedhjet e 28 dhjetorit me rrezik të ulët legjitimiteti dhe pa...

Baraliu: Zgjedhjet e 28 dhjetorit me rrezik të ulët legjitimiteti dhe pa zgjidhje të krizës politike

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Njohësi i çështjeve zgjedhore, Mazllum Baraliu ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë, duke paralajmëruar se procesi mund të shoqërohet me sfida serioze dhe pak zgjidhje reale për krizën politike në vend.

Ai thotë se problemi i parë që mund të shfaqet është mllefi i akumuluar i qytetarëve ndaj klasës politike e cila sipas tij, prej nëntë muajsh ka dështuar të formojë institucionet dhe ka neglizhuari, interesat e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre.

Baraliu paralajmëron se dalja e ulët në votime do të cenonte rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve.

“Dalja e ultë në votime do të dëmtonte seriozisht legjitimitetin e zgjedhjeve”, ka thënë Baraliu për IndeksOnline.

Duke folur rreth koalicioneve parazgjedhore, Baraliu thotë se nuk pret që partitë e mëdha të bëhen bashkë para zgjedhjeve.

“Pas zgjedhjeve mund të ketë lëvizje, madje edhe nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar për të mos e zgjatur edhe më tej krizën politike që ka kapluar vendin”, ka thënë Baraliu për IndeksOnline.

Sidoqoftë, sipas tij shumëçka do të varet nga rezultati i 28 dhjetorit.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje del sërish fituese dhe madje rrit rezultatin e saj, opozita do ta ketë të vështirë të formojë një qeveri pa VV-në”, ka shtuar ai.

Baraliu është shprehur skeptik edhe rreth mundësie së një koalicioni paszgjedhor mes Vetëvendosjes dhe PDK-së.

“Jo nuk shoh mundësi bashkëpunimi edhe pse kryetari i ri po thotë se nuk ka ‘vija të kuqe’, mirëpo nuk është qëndrim i kryesisë së PDK-së”, ka thënë ai.

Tutje Baraliu vlerëson se zgjedhja më e mirë për vendin do të ishte bashkimi i të gjitha partive shqiptare në një qeveri të gjerë, me qëllim përballimin e sfidave të rëndësishme që presin Kosovën.

“Më e mira do të ishte sikur të behshin bashkë të gjitha partitë shqiptare dhe të formonin një qeveri të gjere për t’i zgjedhur problemet që na presin, siç është zgjedhjen e presidentit, votimi i buxhetit, marrëvfeshjet ndërkombëtare e shumë e shumë gjëra të tjera”, shton Baraliu.

Ai thekson se nuk pret që këto zgjedhje të sjellin ndonjë ndryshim të madh, por vetëm do ta dëmtojnë buxhetin e shtetit të Kosovës.

“Nuk pres ndryshim të madh, por do të këtë humbje të mëdha, dëme të mëdha dhe pasoja shumë të mëdha për vendin”, ka thënë Baraliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz