BallinaLajme“Jam mirë, më i fort se kurrë”, pas lirimit nga burgu i...

“Jam mirë, më i fort se kurrë”, pas lirimit nga burgu i Serbisë, vjen reagimi i ish- policit Arbnor Spahiut

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Ish-polici Arbnor Spahiu ka njoftuar se është liruar nga burgu i Serbisë, ku ishte mbajtur që nga 7 qershori i këtij viti. Ai thotë se arrestimi i tij ka qenë “plotësisht politik dhe i padrejtë”, ndërsa thekson se tani është mirë dhe “më i fortë se kurrë”.

Në një reagim në Facebook, Spahiu ka falënderuar familjen, miqtë, bashkëfshatarët, ish-kolegët nga Policia e Kosovës, institucionet e vendit dhe të gjithë shqiptarët për mbështetjen gjatë muajve të vështirë të paraburgimit.

Ai ka shprehur mirënjohje edhe për ndihmën financiare të dhënë nga qytetarët, të cilën e ka cilësuar si shumë të vlefshme. Spahiu ka veçuar avokatin e tij, Gvozden Grgur, për profesionalizmin dhe përkushtimin në mbrojtjen e tij, si dhe përkthyesin që e ka ndihmuar gjatë procesit.

“Gëzimin dhe lumturinë që po shoh tek njerëzit pas lirimit, nuk mund t’i përshkruaj me fjalë”, ka shkruar ai, duke shtuar se mirënjohja e tij për të gjithë ata që e kanë mbështetur është “e pafund”.

Në fund, Spahiu ka uruar: “Zoti ju bekoftë të gjithëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz