BallinaLajmeArrestohet kosovari në Tiranë, në veturën e tij u gjetën mbi 23...

Arrestohet kosovari në Tiranë, në veturën e tij u gjetën mbi 23 kilogramë drogë, dyshohet se po i transportonte në Kosovë

Të ngjajshme

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Policia e Shqipërisë finalizoi operacionin e koduar “Transporter”, duke goditur një veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, Krujë, u ndalua një automjet “Skoda” që po transportonte 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se do të trafikohej drejt Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në pranga ra 43-vjeçari kosovar L. Ç., ndërsa lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.

Hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar vijojnë, ndërsa materialet u dorëzuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë: 

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Transporter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
U kap duke transportuar me automjet 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte drejt Kosovës, arrestohet 43-vjeçari.
Sekuestrohet lënda narkotike dhe automjeti.
Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Transporter”.
Si rezultat i të cilit, vunë në pranga shtetasin kosovar L. Ç., 43 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Stafukës”, fshati Larushk, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Skoda” që drejtohej nga 43-vjeçari, në brendësi të të cilit, gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me 23 kg e 65 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do të trafikohej në drejtim të Kosovës.
Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz