back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeIsh-ambasadori Cufaj: Më 28 dhjetor Kurti do të zbulojë se ‘strategjia’ e...

Ish-ambasadori Cufaj: Më 28 dhjetor Kurti do të zbulojë se ‘strategjia’ e tij ishte në fakt një autogol historik

Të ngjajshme

Betohet kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi

Në Shtëpinë e Kulturës në Obiliq është mbajtur seanca...

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka komentuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të shpallur zgjedhjet e parakohshme më 28 dhjetor, duke paralajmëruar se kjo llogari mund të kthehet në një “autogol” politik.

Në një postim, Cufaj shpjegon se Kurti e kishte planifikuar këtë datë me idenë se diaspora do t’i siguronte një fitore tjetër VV-së, duke e konsideruar votën e mërgatës si “armën sekrete”.

Sipas tij, ky kalkulim mund të dalë kundër, pasi gjatë periudhës së fundvitit rrugët Gjermani–Zvicër–Austri–Kosovë mbushen me kosovarë që tradicionalisht votojnë për strukturat e ish-udhëheqësve të Rugovës, Thaçit dhe Haradinajt, transmeton lajmi.net.

“Vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri jetojnë rreth 1 milion kosovarë. Kjo është shumë më tepër se 35,000 votat që Kurti i ka futur me kohë në kalkulimet e tij politike dhe i konsideron si të garantuara nga diaspora”, shkruan Cufaj, duke shtuar se Kurti rrezikon të harrojë një të vërtetë të thjeshtë: populli nuk është në Excel, por në kuti të votimit.

Ish-ambasadori përfundon me paralajmërimin se më 28 dhjetor strategjia e Kurti mund të rezultojë një “autogol historik” për vetë kryeministrin në detyrë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz