BallinaLajmeNJRSH arreston gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Ferizaj

NJRSH arreston gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Ferizaj

Të ngjajshme

Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën

Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një...

Nesër varroset Ilaz Brahimi që u vra mbrëmë në Podujevë

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Majac të...

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) ka realizuar arrestimin e gjashtë personave të kërkuar, në gjashtë operacione të ndara, mbi bazën e vendimeve të gjykatave kompetente. Të arrestuarit ishin të shpallur në kërkim për një sërë veprash penale dhe dënimet përkatëse me burgim.

Sipas njoftimit, të arrestuarit janë: I.I. (47), i dënuar me 150 ditë burg për “Falsifikim të dokumenteve”; D.S. (41), me 50 ditë burg për “Kanosje”; M.K. (47), me 40 ditë burg për “Ngasje në gjendje të paaftë apo të dehur”; B.B. (37), me 36 ditë burg për “Sulm”; J.A. (22), me 25 ditë burg për “Dhuna në familje”; si dhe N.B. (41), me 17 ditë burg për “Kanosje”, transmeton lajmi.net.

Të gjithë personat janë dërguar në vuajtje të dënimit sipas procedurave ligjore.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë personave që janë në listën e kërkimit me urdhëresë gjyqësore që të paraqiten vullnetarisht në gjykatë dhe të përmbushin obligimet ligjore. Autoritetet theksojnë se, në të kundërtën, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tyre, konform ligjit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz