BallinaLajmeNjë kimist merr udhëheqjen e termocentraleve – vëllai i Bylbyl Sokolit bëhet...

Një kimist merr udhëheqjen e termocentraleve – vëllai i Bylbyl Sokolit bëhet u.d i Drejtorit Operativ të Termocentraleve dhe Minierës

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Sot në krye të Drejtorisë Operative të Termocentraleve dhe Minierave është vendosur një ushtrues detyre.

Lajmi.net ka mësuar se u.d i Drejtorit të kësaj drejtorie është vendosur Ramadan Sokoli, që është vëllai i ish-deputetit të VV-së, Bylbyl Sokoli.

Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar direkt me Ramadan Sokolin, por ai ka refuzuar të përgjigjet duke na thënë që t’i drejtohemi departamentit për marrëdhënie me publikun.

Ajo që e bën më të çuditshme është se Sokoli është kimist me profesion dhe vendosja e një kimisti në krye të Drejtorisë Operative të Termocentraleve dhe Minierave është e padëgjuar më parë.

Lajmi.net po ashtu mëson se Sokoli është vendosur edhe në krye të komisionit për renovimin e bllokut A3.

Tenderi 137 milionë euro për bllokun A3 është në qendër të vëmendjes për shkak të dyshimeve për favorizim dhe manipulim të procedurave, siç raportoi edhe ekspertja e energjisë ditë më parë, Janina Ymeri.

Muaj më parë, Ramadan Sokoli ishte emëruar këshilltar teknik i kryeshefit të KEK-ut.

Në të kaluarën ishte menaxher i përpunimit kimik të ujit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz