BallinaLajmeOsmani para sfidës, “pushteti” do zgjedhje më 28 dhjetor “opozita” më 21,...

Osmani para sfidës, “pushteti” do zgjedhje më 28 dhjetor “opozita” më 21, për cilën do të përcaktohet?

Të ngjajshme

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun...

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

“Opozita” 21 dhjetorin e “pushteti” 28 dhjetorin. Partitë politike s’kanë arritur pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve të reja. Por, ky vendim i takon presidentes, e cila ende nuk dihet se për cilën datë ka vendosur. Këtë pritet ta bëjë publike sot në konferencën e paralajëmruar për në 13:00.

Gazeta Express

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka shpërndarë legjislaturën e nëntë, pasi dy mandatarë – një herë Kurti e një herë Konjufca- dështuan ta formojnë Qeverinë.

Sipas afateve, tashmë janë dy data kur mund të mbahen zgjedhjet e reja – 21 dhe 28 dhjetori.

PDK, AAK e Nisma u deklaruan se janë për datën 21 dhjetor.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, tha se është arrogancë që të mbahen zgjedhjet më 28 dhjetor, pasi sipas tij është periudhë e festave.

“Pushteti po kërkon 28 dhjetor, ajo periudhë është një periudhë shumë e çmuar e familjeve tona, e qytetarëve tonë, shumë ngjarjeve festive. Është një arrogancë, një përbuzje, me u shpall zgjedhjet më 28 dhjetor, në periudhën e pushimeve dimërore, që pastaj me mbet me numërime e rezultate edhe natën e vitit të ri”, tha ai.

Ndërsa kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, tha se vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të udhëhiqet nga parimet e neutralitetit, transparencës dhe garantimit të një procesi zgjedhor të besueshëm dhe të drejtë.

Tjetër preferencë ka Guxo që deri tani ka qenë në koalicion me VV’në.

I pari i kësaj partie, Faton Peci, pas takimit tha se preferojnë  datën 28 dhjetor.

“Ne mendojmë se data më e favorshmja, më e përshtatshmja, për qytetarin, për mërgatën, për institucionin, është data 28 dhjetor’’, ka deklaruar ai.

Express mëson se në takimin te Osmani qëndrim të njëjtë ka shpalosur edhe Kurti – pra datën 28 dhjetor.

Pavarësisht preferencave të partive, diskrecioni për datën i takon presidentes Osmani.

Tashmë është bërë e ditur se Osmani do të mbajë konferencë në ora 13:00, ku pritet të njoftojë për vendimin. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz