BallinaLajmeVazhdon beteja me flakët në Ferizaj: Po punohet intensivisht për lokalizimin e...

Vazhdon beteja me flakët në Ferizaj: Po punohet intensivisht për lokalizimin e zjarrit

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ekipe të shumta të zjarrfikësve të Ferizajt, si dhe të komunave tjera, janë duke punuar intensivisht për lokalizimin e zjarrit në një kompani të qytetit, në mënyrë që ai të mos përhapet në objektet përreth.

Detaje shtesë rreth gjendjes aktuale në Ferizaj, për lajmi.net, ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Kanun Veseli, i cili shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri në këtë objekt nisi qysh në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, derisa dëmet dyshohet të jenë të konsiderueshme.

“Sot, më datë 20.11.2025, rreth orës 09:15, policia ka pranuar një informatë për një incident zjarri që ka përfshirë një kompani – depo të materialeve, e cila ndodhet në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, si dhe njësitë policore të stacionit dhe hetimeve. Nuk raportohet për persona të lënduar”.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, dhe pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve, teksa dëmet materiale dyshohet të jenë të konsiderueshme.

“Dëmet materiale dyshohet të jenë të konsiderueshme, ndërsa shkaqet e zjarrit për momentin mbesin të panjohura dhe do të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve. Policia ka siguruar perimetrin e zonës së incidentit me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe stafit operues. Vazhdim i reagimit në terren. Ekipe të shumta të zjarrfikësve të Ferizajt, si dhe të komunave tjera që kanë ardhur në asistim, janë duke punuar intensivisht për lokalizimin e zjarrit, në mënyrë që ai të mos përhapet në objektet përreth. Ndërkohë, në vendngjarje ndodhen edhe njësi të shumta policore, të cilat po monitorojnë situatën dhe po sigurojnë zonën e incidentit”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz