BallinaLajmeDaut Haradinaj pas peticionit të 336 akademikëve: Kuvendi duhet të veprojë urgjentisht...

Daut Haradinaj pas peticionit të 336 akademikëve: Kuvendi duhet të veprojë urgjentisht ndaj shkeljeve të Speciales

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas peticionit të nënshkruar nga 336 akademikë, juristë dhe intelektualë, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Kosovës me kërkesën për miratimin e një rezolute ose krijimin e një mekanizmi llogaridhënës ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë.

Haradinaj e ka cilësuar këtë nismë si të domosdoshme dhe të vonuar, duke theksuar se shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore ndaj të paraburgosurve shqiptarë janë bërë të pandalshme.

Sipas tij, gabimet procedurale, mohimi i të drejtave dhe cenimi i integritetit njerëzor nga ana e Speciales po vazhdojnë pa asnjë përgjegjësi institucionale. Ai ka theksuar se kjo gjykatë, e krijuar nga Republika e Kosovës, ka detyrim t’i përgjigjet institucioneve të saj dhe të operojë në përputhje me Kushtetutën – gjë që sipas tij nuk po respektohet.

“E mbështes fuqishëm këtë nismë dhe do të jem aty për ta votuar pro, si dhe për të artikuluar kundërshtimin tim ndaj kësaj padrejtësie”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

Ai ka kërkuar që peticioni i 336 nënshkruesve të shqyrtohet me urgjencë nga Kuvendi i Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz