BallinaLajme“Seanca kishte rëndësi të madhe për aspektin financiar dhe mirëqenien e qytetarëve”...

“Seanca kishte rëndësi të madhe për aspektin financiar dhe mirëqenien e qytetarëve” – Basha shpreh keqardhje për mungesën e kuorumit në Kuvend

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Aktorja e njohur, e cila ndodhej jashtë vendit për...

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin...

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashka, ka shprehur keqardhje për mungesën e pjesëmarrjes së deputetëve në seancën e parë të jashtëzakonshme të zhvilluar paraditen e sotme.

Seanca kishte për rend dite çështje me rëndësi të madhe për aspektin financiar të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Mes tyre ishin themelimi i komisioneve parlamentare, ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare të sponsorizuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashikojnë investime dhe grante prej rreth 1 miliard eurosh, si dhe miratimi i Buxhetit të vitit 2026, në vlerë prej afro 4 miliardë eurosh.

Në fokus ishte gjithashtu situata buxhetore e komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok, si dhe çështjet financiare të RTK-së dhe pagat e punëtorëve të saj.

Bashka theksoi gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Kryesinë e Kuvendit në themelimin e komisioneve të përhershme dhe krijimin e kushteve institucionale për miratimin e këtyre çështjeve.

Megjithatë, përveç Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, grupit Multietnik dhe nënkryetarit Rashiq, pjesëmarrja e deputetëve nga grupet e tjera ishte e pamjaftueshme, duke bërë që Kuvendi të mos arrijë kuorumin për vendimmarrje.

Bashka shprehu keqardhje për këtë mungesë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë për procesin dhe përgjegjësinë institucionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz