back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeCakolli: Çdo vonesë në shpalljen e zgjedhjeve rrit rrezikun për kriza institucionale,...

Cakolli: Çdo vonesë në shpalljen e zgjedhjeve rrit rrezikun për kriza institucionale, kushtetuese dhe buxhetore

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Eugen Cakolli nga KDI, ka paralajmëruar se çdo vonesë e Presidentes Vjosa Osmani në shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme rrezikon funksionimin normal të institucioneve në vitin 2026.

Sipas tij, çdo ditë pa vendim ngushton hapësirën ligjore dhe e shtyn vendin drejt skenarëve të pasigurt kushtetues, politik dhe fiskal.

Cakolli thotë se, bazuar në afatet aktuale – pavarësisht mospërputhjeve mes Kushtetutës dhe Ligjit për Zgjedhjet për mënyrën e llogaritjes së afateve – datat reale të mundshme për zgjedhje mbeten 21 dhe 28 dhjetori.Megjithatë, ai thekson se nëse konsultimet e Presidentes shtyhen pas 22 nëntorit, atëherë data 21 dhjetor bie si opsion, duke e shtyrë procesin zgjedhor drejt janarit.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve në janar paraqet rrezik të madh për financat e shtetit, pasi zgjatja automatike e ndarjeve buxhetore vlen vetëm për muajin janar, por jo për shkurtin.

“Zgjedhjet duhet të mbahen në dhjetor, dhe sa më herët që të jetë e mundur, në mënyrë që të shmangen kriza të reja dhe të zvogëlohet presioni kohor për formimin e institucioneve, të cilat duhet të kompletohen në ditët e para të marsit”, ka deklaruar Cakolli.

Ai paralajmëron se çdo vonesë në shpalljen e datës së zgjedhjeve e shtyn vendin drejt kufijve të afateve kushtetuese, duke rritur rreziqet për stabilitetin institucional.

Të Fundit

Sport

ShowBiz