back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeÇitaku u reagon Haxhiut e Pacollit: Për narracion të ulët politik, guxuan...

Çitaku u reagon Haxhiut e Pacollit: Për narracion të ulët politik, guxuan t’i thonë mbesës së heronjve se është në koordinim me Srpska’n

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres së Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së LVV-së Fitore Pacolli, se për “narracion të ulët politik, guxuan t’i thotë Salë Jasharit se është në koordinim me Listën Serbe”, mbesës së heronjve Sala e Hamit Jashari.

postimin e saj në FB, Çitaku shkruan:

“Më 5, 6 dhe 7 mars, në Prekaz, në betejën më emblematikе të kombit shqiptar, me pushkë në dorë ranë edhe Sala dhe Hamit Jashari. Dy heronjë të Kosovës.

Sot, mbesa e nënës Salë, Sala e re, Sala Jashari, Sala jonë e mirë, me votën e shqiptarëve patriotë, është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës.

Por, për fat të keq, sot, për nevojat e një narracioni të ulët politik, një nënkryetare e Kuvendit, deri dje Ministre e Drejtësisë, guxon t’i thotë edhe asaj se është “në koordinim me Listën Serbe”.

Jo vetëm Sala, por secila deputete dhe secili deputet i PDK-së ka më shumë atribut dhe kontribut për shtetin e Kosovës sesa kjo nënkryetare.

Diku kemi gabuar, në fakt, që një profil i tillë ka arritur të mbajë pozita të larta shtetërore, kjo është e dukshme.

Por uroj që sot të jetë fillimi i fundit të këtij mentaliteti.

E turpshme, për besë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz