Gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen që lidhet me administrimin e drejtësisë, mund të fillojë më herët sesa kishte kërkuar ekipi i tij mbrojtës.
Sipas gazetares së Klan Kosovës, Rina Mujku, pritet që procesi të nisë më 15 dhjetor, afërsisht tre muaj para afatit të propozuar nga mbrojtja, raporton lajmie.net
Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar që gjykimi të startojë pas datës 2 mars 2026, pasi të përmbyllet procedura kryesore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./Lajemi.net/
- Advertisement -