BallinaLajmeBekim Jashari: Një person me numër telefoni të Bosnjës po kërkon para...

Bekim Jashari: Një person me numër telefoni të Bosnjës po kërkon para në emrin tim – është mashtrim

Të ngjajshme

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se dikush është duke ia keqpërdorur emrin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Jashari tha se një person, me numër telefoni të Bosnjës (+387 62 127 440), po kontakton biznese, qytetarë, hoxhallarë dhe humanistë, duke u prezantuar në emrin e tij dhe duke kërkuar para, kinse për shërimin e një të afërmi në një shtet tjetër.

Ai bëri thirrje për qytetarët që të tregojnë kujdes, të mos bien “pre e këtij mashtrimi të turpshëm dhe t’i raportoni menjëherë rastet në Polici”.

“Njëkohësisht, u kërkoj organeve të rendit që të merren urgjentisht me këtë rast dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme”, shkroi Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz