BallinaLajmeClark konfirmon takimin me Thaçin për koordinimin e objektivave ushtarake në Kosovë

Clark konfirmon takimin me Thaçin për koordinimin e objektivave ushtarake në Kosovë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Aktorja e njohur, e cila ndodhej jashtë vendit për...

VV-ja në koalicion me PDK-në ose LDK-në? Molliqaj: Ka shumë gjasa me u zgjedhë presidenti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur në emisionin...

Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos: Kosova, qendër botërore e kampionëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar së fundmi...

“Përplasje” institucionale për Rugovën: Pacolli i dërgon letër Muhaxherit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi,...

Gjatë seancës së sotme, prokurori i kujtoi gjeneralit Wesley Clark deklaratën e tij të mëhershme, ku kishte thënë se ishte takuar me Hashim Thaçin në prill të vitit 1999 për të kërkuar ndihmën e tij në identifikimin e objektivave për bombardimet e NATO-s.

I pyetur nëse e mbante mend vendin ku ishte zhvilluar takimi, Clark deklaroi: “Jam i sigurt që ishte në selinë time.”, transmeton lajmi.net.

Prokurori Halling e pyeti më tej se çfarë mendonte Clark në atë kohë për rolin e Thaçit. Clark u përgjigj:

“Ai ishte si oficer ndërlidhës. E kuptova se po kërkonte para dhe mbështetje nga diaspora shqiptare.”

Clark shtoi se nuk e kishte të qartë nëse ishte vetë Thaçi ai që kishte kërkuar takimin.

Në fund, prokurori i tha Clarkut se arsyeja e takimit ishte fakti që Thaçi ishte një nga figurat më të larta të UÇK-së në atë periudhë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz