Prokuroria ka bërë publik një transkript të një interviste hetimore me gjeneralin Clark, e zhvilluar pas ngjarjeve të rënda të lidhura me vrasjen e familjes Jashari.
Sipas dokumentit, prokurori ka kërkuar sqarime rreth deklarimeve të gjeneralit lidhur me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të karakterizuara si terroriste.
Në transkript, prokurori citon gjeneralin Clark të ketë thënë:
“E dënojmë dhunën kundër personave që kanë shprehur orientimet e tyre të ndryshme politike në mënyrë jo të dhunshme, po ashtu dënojmë metodat terroriste, por përdoren për të realizuar objektivat e caktuar.”
Në vijim, prokurori ka kërkuar qartësim të qëndrimit të tij, duke e pyetur:
“Pra, ju jeni vet ai që i keni lidhur veprimet që po ndodhin në Kosovë me veprime terroriste, apo jo?”
Gjenerali Clark është përgjigjur shkurt:
“Unë kam dënuar metodat terroriste.”/Lajmi.net/