BallinaLajmeIncident në Prizren: Theret me thikë 14 vjeçarja, shoqërohet në polici 12...

Incident në Prizren: Theret me thikë 14 vjeçarja, shoqërohet në polici 12 vjeçari

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Një incident ka ndodhur mes dy të miturve në një shkollë fillore të Prizrenit, paraditen e sotme.

Si pasojë e kësaj mosmarrëveshje, një vajzë 14 vjeçare është therur me thikë.

Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi, deklaroi për lajmi.net, se i dyshuari i moshës 12 vjeçare është shoqëruar në stacionin policor.

“Më datë 17.11.2025, rreth orës 12:55, është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy të miturve në një shkollë fillore në Prizren, gjatë së cilës njëri prej tyre ka përdorur mjet të mprehtë duke e plagosur tjetrin. Viktima vajzë (14 vjeçare) është dërguar në Emergjencën Spitalore në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor. I dyshuari ( 12 vjeç ), është sjellë në stacion policor nga familjarët dhe me të janë merr hetuesit e delikuencës së të miturve. Të dy janë nxënës të shkollës së njëjtë. Rasti është në trajtim”, deklaroi Bytyqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz