BallinaLajme​18 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale 2007

​18 vjet nga zgjedhjet parlamentare dhe lokale 2007

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Qytetarët e Kosovës votuan më 17 nëntor 2007, për të preferuarit e tyre në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Në zgjedhje garuan 97 subjekte politike përfshirë edhe ato të pjesëtarëve të komunitetit serb. Ato u

monitoruan nga një numër i madh vëzhguesish, vendorë dhe ndërkombëtarë.

Të drejtë vote kishin 1.567.690 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte 628.630 votues ose 40.09%.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës doli parti e parë dhe kryetari i saj Hashim Thaçi u zgjodh kryeministër i Kosovës, më 9 janar 2008, kur ishte formuar koalicioni qeveritar PDK-LDK.

Qeveria ishte përbërë nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra.

PDK në këto zgjedhje mori 196 mijë e 207 vota ose 34.3% të votave, LDK 129 mijë e 410 ose 22.6 %, AKR 70 mijë e 165 ose 9.6%, LDD-PSHDK 57002 ose 10%, AAK 54 mijë e 611 ose 9.6%, Partia ORA 4.1% dhe Partia e Drejtësisë (PD) 1.7%, ndërsa trembëdhjetë partitë minoritare kishin fituar 5.4% të votave.

PDK në këto zgjedhje siguroi 37 ulëse në Kuvend, LDK 25, AKR 13, LDD-PSHDK 11, AAK 10,, KDTP 3, PDAK 3, VAKAT 3, SLS 3, SDSKIM 2, SDA 2 etj.

Më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës kanë kryer një akt historik me një rëndësi të madhe jetike për fatin e vendit – nënshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë, datë kjo që shënon një nga ditët më me vlerë në historinë e shtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz