BallinaLajmePlagoset një person me armë në Prishtinë, raportohet se viktima dhe i...

Plagoset një person me armë në Prishtinë, raportohet se viktima dhe i dyshuari janë ushtarë të FSK-së

Të ngjajshme

Konfirmohet lëndimi i Raphinhas, ja sa do të mungoj

Është konfirmuar lëndimi i Raphinas. Sulmuesi brazilian ka pësuar një...

Librat që formësuan Benjamin Wood

Shkrimtari Benjamin Wood rrëfen librat që kanë ndikuar në...

Foda ”selam” Turqisë: Radha është për ju

Pas fitores historike ndaj Sllovakisë, Kosova është një hap...

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

Ai ka thënë se nga arma e zjarrit është plagosur një person dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Në media është raportuar se viktima është ushtar i FSK-së, dhe se është plagosur nga kolegu i tij, gjithashtu ushtar i FSK-së. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz