BallinaLajme​Osmani: Çmontuam 900 banda, Gjermania ka partnerin që lufton krimin e korrupsionin

​Osmani: Çmontuam 900 banda, Gjermania ka partnerin që lufton krimin e korrupsionin

Të ngjajshme

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Osmani takon ambasadorin turk: Theksohen marrëdhëniet strategjike Kosovë–Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

El Clasico jashtë fushës, Reali synon transferimin e Pedrit nga Barcelona

Markato e verës do të jetë tejet interesante. Sipas raportimeve...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Politico në Berlin ka folur për shumë çështje, në mesin e tyre edhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Osmani ka thënë se pret mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën edhe në të ardhmen, duke përmendur aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Nëse Gjermania merre një rol udhëheqës, unë mendoj se mund të ndodhë sikurse ka ndodhur në çdo proces të mirë që ka nisur deri më tani”, ka thënë Osmani.

Ajo ka komentuar edhe vizitën e paralajmëruar të kryediplomatit gjerman Johann Wadephul, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Më në fund, në Kosovë ai (Wadephul) e ka partnerin që e ka kërkuar tërë kohën. Në këta pesë vjet kemi çmontuar mbi 900 banda kriminale. Kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”. Nuk ka banda kriminale në vendin tonë. Sipas Gallup International, Kosova është vendi kryesor në Evropë për siguri, sundimin e ligjit dhe e treta në botë”, ka thanë Osmani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz