BallinaLajmeSallahu kritikon Kushtetuese për vonesën në vendimin për Byronë Shtetërore: Lufta kundër...

Sallahu kritikon Kushtetuese për vonesën në vendimin për Byronë Shtetërore: Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka shkruar në lidhje me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai ka thënë se kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen një vit që kur opozita e ka dërguar në Kushtetuese, tri nene të këtij Projektligji, ndërsa siç ka thënë Sallahu ende nuk ka shqyrtim e as vendim.

“Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetët e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor. Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet. Andaj, secila vonesë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi”, ka shkruar Sallahu. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz