BallinaBotëUkraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë, Zelensky: Kemi nisur...

Ukraina kërkon shkëmbimin e qindra të burgosurve me Rusinë, Zelensky: Kemi nisur takimet dhe negociatat

Të ngjajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara...

Mësohet identiteti i viktimës në Dobrushë të Istogut

Janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me...

Zhduket një vajzë nga Prishtina, babai raporton rastin në polici

Një person është zhdukur në Prishtinë. Ankuesi mashkull ka njoftuar...

Kosova mbyll muajin mars me 6.7% rritje çmimesh

Valë e pamëshirshme e shtrenjtimeve gjatë muajve të fundit...

Çfarë pritet nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së deri më 19 maj?

Kanë kaluar tashmë mbi 50 ditë që nga përfundimi...

Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve, thanë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe shefi i Këshillit të Sigurisë së tij.

“Ne … po llogarisim në rifillimin e shkëmbimeve”, tha Zelensky në një video të postuar të dielën në aplikacionin e mesazheve Telegram. “Shumë takime, negociata dhe telefonata tani i janë kushtuar kësaj”.

Shefi i tij i sigurisë, Rustem Umerov, tha të shtunën se ai kishte zhvilluar konsultime në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me mbështetjen e partnerëve të Kievit, për të rifilluar procesin e shkëmbimeve.

“Si rezultat i këtyre negociatave, palët ranë dakord të rikthehen te marrëveshjet e Stambollit”, tha ai. “Kjo ka të bëjë me lirimin e 1.200 ukrainasve”, tha Umerov në një deklaratë në Telegram.

Nuk pati menjëherë asnjë koment nga Moska për deklaratat e Ukrainës.

Marrëveshjet e Stambollit janë disa korniza për shkëmbime të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.

Që atëherë, të dyja palët kanë shkëmbyer mijëra të burgosur, megjithëse shkëmbimet kanë qenë sporadike dhe shpesh të ndërprera nga përshkallëzimi i vijës së frontit në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Umerov tha se konsultime do të zhvillohen në të ardhmen e afërt për të vendosur detajet procedurale dhe organizative të procesit.

“Ne po punojmë pa ndërprerje që ukrainasit që do të kthehen nga robëria të mund të festojnë Vitin e Ri dhe Krishtlindjet në shtëpi – në tryezën familjare dhe me të dashurit e tyre”, tha Umerov./ REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz