BallinaLajmeKryediplomati gjerman nis turneun në Ballkan, vizita në Kosovë të martën

Kryediplomati gjerman nis turneun në Ballkan, vizita në Kosovë të martën

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të nisë këtë të diel një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me vizitën e tij të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e presidencës së vendit dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare për këtë shtet.

Turneu i Wadephul përfshin gjithashtu Malin e Zi, Shqipërinë, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton lajmi.net.

Në Kosovë, ministri gjerman do të qëndrojë të martën, ku takimi do të përqendrohet në proceset e integrimit dhe pranimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Vizita vjen në një kohë të rëndësishme për dialogun politik dhe zhvillimet euroatlantike të Kosovës, duke theksuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e vendit në institucionet evropiane.

Ai pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz