back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaShowBiz“Babi të njoh nga plagët” – hiti më i ri i Dielli...

“Babi të njoh nga plagët” – hiti më i ri i Dielli Durmishit

Të ngjajshme

Labi zgjon banorët me krisma tenxheresh

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë...

​Prezencë e shtuar e policisë, kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave në veri

Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë prezentë pjesëtarë...

Petrit Hajdari tërhiqet nga gara për deputet

Petrit Hajdari, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës...

Këngëtari i ri Dielli Durmishi ka publikuar këngën e tij më të re, “Babi të njoh nga plagët”. Talenti i vogël që po bën bujë në skenën muzikore shqiptare ia ka kushtuar këtë projekt ish-të burgosurve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe babait të tij, ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-të burgosurit politik, Hysen Durmishi.

Në videoklipin e sapo publikuar, Dielli shfaqet i mbushur me emocione dhe energji, duke kënduar me shpirt dhe duke përcjellë ndjenja të fuqishme te publiku. Projekti pritet të pëlqehet gjerësisht dhe të thyejë rekorde të reja shikueshmërie në YouTube, ashtu si katër këngët e tij të mëparshme, të cilat u mirëpritën ngrohtësisht nga fansat.

Kënga “Babi të njoh nga plagët” mban firmën e Kujtim Nushit për tekstin dhe muzikën, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Duos Bass. Videoklipi i punuar me profesionalizëm nga AL Production i jep projektit ngjyrat dhe emocionin që meriton një këngë që flet me shpirt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz