Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika e Kosovës po shkëlqen, derisa ka uruar Kombëtaren për fitoren në ndeshjen ndaj Sllovenisë.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar Dardanët duke u thënë kjo është një arritje historike që i bënë të gjithë krenarë.
“Le të fitojmë në play-off. Për të gjitha ëndrrat që i kemi pasë dikur. Për rrugëtimin e një shteti që s’ka me u ndalë kurrë”.
“Për fanellën. Për flamurin. Për Kosovën”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka uruar edhe Shqipërinë për fitoren ndaj Andorrës që pati të enjten.
- Advertisement -