Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar i lumtur për fitoren historike të Kosovës.
Rama ka publikuar një shqiponjë me dy krena, duke mbajtur flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës dhe përball saj qëndron Kupa e Botës, transmeton lajmi.net.
Me këtë fotografi, Rama aludon se dy shtetet shqiptare po shkojnë drejt Botërorit që mbahet vitin e ardhshëm.
Kosova dhe Shqipëria, të dyjat janë kualifikuar për fazën “Play Off” të kualifikimit në Botëror./lajmi.net/
- Advertisement -