BallinaSportHISTORIKE – Kosova siguron fazën e “Play-off” për kualifikime në Botëror

HISTORIKE – Kosova siguron fazën e “Play-off” për kualifikime në Botëror

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kosova sonte ka shënuar fitore historike kundër Sllovenisë.

“Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat 2:0, transmeton lajmi.net.

Golin e parë e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 6-të.

Kurse, në minutën e 64-të, mbrojtësi i Sllovenisë, Karnicnik shënoi auto-gol, duke e bërë rezultatin 0:2.

Nga minuta e 54-të, Sllovenia mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Stojanovic u ndëshkua me kartonin e dyt të verdhë.

Me këtë fitore, Kosova e siguron matematikisht pozitën e dytë në grup, duke i bërë 10 pikë, 7 më shumë se Sllovenia që është e treta.

Kosova do të jetë në fazën “Play-Off” për kualifikime në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Të martën, Kosova do të luaj ndeshjen e fundit në grup kundër vendit të parë, Zvicrës.

Zvicra ka 3 pikë më shumë se Kosova.

Edhe nëse fiton Kosova të martën, Zvicra ka një golaverazh me diferencë tejet të madhe, krahasuar me “Dardanët”, gjë që e bën tejet të vështirë që të sigurohet vendi i parë.

Me 20 nëntor do të hidhet shorti për fazën “Play Off”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz