Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur sot se ekipet profesionale të Shoqatës “Dhía e Egër” kanë përfunduar me sukses operacionin për largimin e arinjve të vërejtur ditëve të fundit pranë fshatit Bellobrad.
Në njoftimin e dërguar komunës nga kryetari i shoqatës, Sherif Sylejmani, është konfirmuar se arinjtë janë zhvendosur jashtë zonës së banuar dhe janë orientuar drejt maleve, ku u është siguruar edhe ushqim i mjaftueshëm. Shoqata ka theksuar se situata është plotësisht nën kontroll dhe se banorët nuk rrezikohen më, transmeton lajmi.net.
Në komunikatë thuhet gjithashtu se shpresohet të mos ketë raste të ngjashme në të ardhmen, në mënyrë që qetësia në fshat të vazhdojë pa ndërprerje.
Kryetari Xheladini ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e shoqatës, duke theksuar se institucionet do të vazhdojnë monitorimin e zonave malore për të parandaluar situata të tilla.
Postimi i plotë: