BallinaLajmeNdërron jetë i plagosuri gjatë atentatit në Rinas, Mustafa Sheqeri

Ndërron jetë i plagosuri gjatë atentatit në Rinas, Mustafa Sheqeri

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Agjenti i AMP-së, Mustafa Sheqeri i cili ra pre e atentatit mesditën e së martës në rreth rrotullimin e Rinasit ka ndërruar jetë gjatë natës në spital. Ndarjen e tij nga jeta e ka konfirmuar policia e Tiranës.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia.

Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit u ekzekutua në një atentat mafioz pasditen e së martës. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 menjëherë pasi viktima dhe Mustafa Sheqeri mbërritën nga Barcelona ku ishin larguar në datën 7 nëntor.

Në momentin kur janë nisur drejt Tiranës me automjetin tip Benz me targa AB 099UO, autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Policia dhe ekspertët kriminalistë qëndruan në vendngjarje për më shumë se 5 orë për të kryer hetimet e nevojshme, raporton euronews.al.

Në vendin e atentatit janë gjetur mbi 50 gëzhoje arme kallashnikov, të cilat janë zbrazur me breshëri nga të paktën 3 armë.

Policia gjeti të djegur automjetin e autorëve në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Brenda saj u gjetën 4 armë, 3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë që dyshohet janë përdorur në atentatin e Rinasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz