back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaShowBizErëza Suka po shkëlqen në “The Voice of Germany” – sonte favorite...

Erëza Suka po shkëlqen në “The Voice of Germany” – sonte favorite për gjysmëfinale

Të ngjajshme

Alban Skenderaj i drejtohet Klodit me disa fjalë, pasi e kuptoi se ishte në publik

Alban Skenderaj e ka përshëndetur banorin e BBVK4, Klodin...

Kosova, nëse kualifikohet në Kupën e Botës, lojën e parë do ta luaj kundër Australisë

Kombëtarja e Kosovës sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm,...

Momente emocionale për Klodin, ndjek koncertin e Alban Skenderajt në mesin e mijëra shikuesve

Klodi ka përjetuar momente të paharrueshme jashtë shtëpisë më...

Suhareka po bëhet me super stadium, Albin Kurti njofton investimin prej 11 milionë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Sonte mund të prekë gjysmëfinalen e spektaklit gjigant

Erëza Suka po bëhet emri që po bën krenarë shqiptarët në një nga skenat më prestigjioze të talenteve në Evropë – “The Voice of Germany”. Vajza e ish-futbollistit të njohur të Ballkanit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bekim Suka, po shkëlqen me fuqinë e zërit, prezencën skenike dhe origjinalitetin e saj.

May be an image of text that says '제 Voice Germany -Germany 町'

Edhe pse e lindur dhe e rritur në Perëndim, Erëza i ka rrënjët nga Suhareka, dhe këtë krenari e ka përcjellë edhe në çdo dalje të saj publike. Performancat e saj kanë marrë vlerësime të larta nga juria, ndërsa publiku gjerman ka filluar ta ndjekë me entuziazëm.

Pas raundeve të para ku arriti të spikasë mes dhjetëra konkurrentëve, Erëza ka siguruar tashmë një vend vendimtar në garë. Dhe sonte, me performancën e radhës, ajo ka shansin historik të hyjë në gjysmëfinale.

Në atë fazë e presin 16 konkurrentët më të fortë të sezonit — mes tyre tetë këngëtarë tashmë të afirmuar, me karriera të konsoliduara dhe ndjekës të shumtë. Megjithatë, Erëza ka treguar se talenti dhe karizma e saj e vendosin në të njëjtin nivel me më të mirët.

Sonte do të jetë prova e radhës, dhe fansat shqiptarë në Gjermani, Kosovë, Maqedoni dhe kudo në botë po presin me emocion, transmeton expres.

Suksesi i saj është një tregim frymëzues i talentit shqiptar që shkëlqen në skena ndërkombëtare. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz