BallinaLajmeSot nis numërimi edhe i votave me postë

Sot nis numërimi edhe i votave me postë

Të ngjajshme

Granit Plava: E kam dëgju krismën, Naimi ma ka gju armën edhe më tha ik shpejt, zhduku

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca...

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Më 9 nëntor qytetarët në 18 komuna votuan për t’i zgjedhur kryetarët e tyre përkatës.

Në balotazh për të parët e qyteteve, LDK-ja fitoi pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër, ndërkaq PDK-ja në tre. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dalja ishte mbi 32 për qind.

E ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe që i takojnë zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetarë të 18 komunave, ka njoftuar dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Numërimi është paralajmëruar se do të nisë nga ora 10:00.

KQZ-ja ka bërë të ditur se procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9,800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7,240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2,570.

“Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ. Më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13,084 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosov0ë”, ka thënë për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi shtoi se në fund të këtij procesi të vlerësimit, do të publikohen të dhënat për numrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz