BallinaLajmeSi i vrau Aziz Kelmendi 4 ushtarë të Jugosllavisë, flet shoku i...

Si i vrau Aziz Kelmendi 4 ushtarë të Jugosllavisë, flet shoku i tij i burgut: Me pIumbin e fundit e vrau veten

Të ngjajshme

Gjakovë: Zjarr në një banesë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

OVL e UÇK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur...

FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për vendimin

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë...

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Ish i burgosuri politik, Rizah Xhakli ka rrëfyer në ngjarje historike nga përvoja e tij në burg e rastin e Paraqinit.

Ai ka rrëfyer se si Aziz Kelmendi vrau katër ushtarë të jugosllavisë në kazermat ushtarake.

“Azizi në natën e 3 shtatorit ka qenë kujdestar pa pushkë, pra e ka ruajtur pjesën e vetë të koridorit, edhe e merr një kasafortë e cilaka qenë e mbyllur me dry e me dyll, aty ka pasë disa gjëra më të vlefshme që kanë qenë më sekrete për oficerin e çetës së tij, por aty kanë qenë edhe 10 plumba të pushkës automatike, Azizi e merr atë kasafortë dhe e thyen drynin, e merr një automatik, një kallashnikov me kondak të drurit dhe shkon tek roja, dhe ia drejton autoamtikun dhe e zgjon nga gjumi e i thotë: M’i jep dy karikatorë municion, ai zgjohet, donë me kundërshtu dhe i thotë: Nëse kundërshton, të vras, po mi dhe dy karikator, shpëton, ai ia jep, e merr me vete”, u shpreh ai në emisionin n’Demos.

Xhakli i përmend edhe me emra katër ushtarët të cilët ishin dy boshnjak, një kroat dhe një serb.

“Azizi në dhomën e parë fillon të gjuaj, aty e vret Safet Dudakovicin, Sergjan Simicin serb edhe e vret Goran Begicin kroat, në dhomën ku kam qenë unë fillon të shtënat dhe e vret Nazim Gjenanovic edhe ky boshnjak”, u shpreh Xhakli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz