BallinaLajmeKrasniqi: Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg -aty do të...

Krasniqi: Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg -aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën paqësore që do të mbahet më 16 nëntor në Strasburg.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se aty ku ka nisur procesi që sipas tij ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet.

Krasniqi ftoi qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën që t’i bashkohen kësaj thirrjeje për “të vërtetën, respektimin e historisë dhe lirinë e çlirimtarëve”.

“Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg. Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet. Më 16 nëntor, protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë, me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë. Ftojmë të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën tonë kudo që është, të bashkohen në këtë thirrje të përbashkët për drejtësi dhe për lirinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz