BallinaLajmeRritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Kosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e...

Njofton ZRRE: Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se...

Vrasja e Liridona Ademajt – Kokalla: Në Polici më thanë se isha kryesori i rastit

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar seanca për rastin e...

Mjeke shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj

Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në...

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  transporti ajror në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme gjatë muajit Shtator 2025.

Numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve ka qenë më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, duke reflektuar një dinamikë më pozitive në këtë sektor.

Sipas ASK-së, në Shtator 2025 janë realizuar gjithsej 1,196 fluturime, që paraqet një rritje prej 7.3% krahasuar me Shtatorin 2024, kur ishin regjistruar 1,115 fluturime.

Edhe numri i udhëtarëve ka shënuar rritje të konsiderueshme. Në total, aeroporti ka regjistruar 374,982 udhëtarë, apo 8.9% më shumë sesa në Shtator 2024, ku ishin 344,294 udhëtarë.

Rritje është vërejtur si te udhëtarët në ardhje, ashtu edhe te ata në nisje: Udhëtarët në ardhje janë rritur nga 152,231 në 165,570, një rritje prej 8.8%.

Udhëtarët në shkuarje janë rritur nga 192,063 në 209,412, apo 9.0% më shumë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz