BallinaSportTre francezë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni-Kosovë

Tre francezë do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni-Kosovë

Të ngjajshme

“Besojmë në lojën e parë Kosovë-Amerikë”, Berisha i sigurt se Kosova kualifikohet për Botëror

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ishte në lidhje...

PDK respekton vendimin e Kushtetueses, paralajmëron vendime në Këshillin Drejtues

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot një...

Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

Ish-presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij...

Ky televizion do ta transmetoj ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Kosova sonte do të zhvilloj një ga ndeshjet historike. ”Dardanët”...

Rashfordi tërheq interes nga gjigantët italianë dhe francezë

Gjigandi italian, Milan, është duke monitoruar gjendjen e lojtarit...

UEFA ka caktuar një treshe elitare gjyqtarësh nga Franca për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Stožice”.

Arbitri i njohur francez, Clement Turpin, do të jetë në krye të sfidës, i asistuar nga Nicolas Danos dhe Benjamin Pages, ndërsa gjyqtare e katërt është caktuar Stéphanie Frappart. Për sistemin VAR do të kujdesen Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard, transmeton lajmi.net.

Kosova shkon në Lubjanë me synimin për të marrë së paku një pikë, rezultat që do ta siguronte pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Botërorit 2026. Ndërkohë, Sllovenia kërkon medoemos fitoren për të vazhduar garën për vendin e dytë në grup.

Takimi do të zhvillohet të shtunën, duke filluar nga ora 20:45./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz