BallinaShowBizLabinot Tahiri del me propozim publik për PDK-në: Agim Aliu për kryetar!

Labinot Tahiri del me propozim publik për PDK-në: Agim Aliu për kryetar!

Të ngjajshme

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri ka propozuar që kryetari i ardhshëm i PDK-së, të jetë Agim Aliu i cili aktualisht ushtron detyrën e kryetarit të komunës së Ferizajit.

“Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër: me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal. Ai ka punu për Ferizajn, më shumë se sa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.”, ka shkruar Tahiri, transmeton IndeksOnline.

Kujtojmë se kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi ofroi dorëheqjen nga posti i të parit nga ky subjekt politik ditën e mërkurë.

Reagimi i tij i plotë i Tahirit:

Mirëdita shqiptar, Ferizaj e gjithandej kudo që jemi!

Agim Aliu e ka dëshmuar se si duhet me qenë një kryetar apo edhe një kryeministër:

me e ditë se vendi dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë mbi çdo interes partie dhe mbi çdo autoritet personal.

Ai ka punu për Ferizajn, më shumë se sa qeveria në nivel shtetëror, edhe pse buxhetin e ka pasë të kufizuar.

Ferizaji për një kryetar apo çdo kryetar që do të viej pas Agimit, është i madh sa Kosova për një kryeministër.

Me këto fjalë,,i drejtohem PDK-së edhe pse nuk jam antar i kësaj partie e cila ka berë shumë ndryshime në vend,

Nëse e duan vërtet ndryshimin dhe rikthimin e besimit të qytetarëve, atëherë le ta propozojnë Agim Aliun për kryetar të partisë.

Ai e ka dëshmuar me punë dhe rezultate se mund ta çojë partinë përpara ashtu sikur këtë qytet gjigant , ku në të cilin po vijnë dhe po jetojnë banorë nga qytete e tjera; saktesisht edhe nga Shkupi.

Një koment për Agimin, vlen një mirënjohje për familjen e tij e cila ishte e përndjekur si shumë familje shqiptare nga Serbia!

Sinqerisht,

Labi, Kosovë e Shqipërisë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz