BallinaLajme“Tik-Tak” – Glauk Konjufcës po i mbaron koha, ende asnjë iniciativë konkrete...

“Tik-Tak” – Glauk Konjufcës po i mbaron koha, ende asnjë iniciativë konkrete për të siguruar votat për formimin e qeverisë

Të ngjajshme

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Që nga mandati i dhënë nga presidentja Vjosa Osmani, më shumë se një javë më parë, Glauk Konjufca nuk ka treguar ende iniciativa konkrete për të siguruar votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re të Kosovës.

Osmani kishte argumentuar vendimin e mandatimit duke u bazuar në Kushtetutë dhe aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese: “Mandatimi i z. Konjufca është gjithashtu në përputhje me përgjegjësinë që Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë presidentes për të ruajtur stabilitetin e vendit duke shmangur zgjedhjet”, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, deri tani Konjufca nuk është parë të takohet me partitë opozitare për të negociuar votat e nevojshme për miratimin e qeverisë, dhe ende nuk ka sinjale për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Partitë opozitare mbeten kategorike: zgjedhjet janë zgjidhja e vetme, duke refuzuar çdo bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Konjufca ka mundësi deri me 19 nëntor për të paraqitur kabinetin që duhet të marrë të paktën 61 vota. Javë më parë, mandatari i parë, Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë shumicën, duke marrë vetëm 56 vota. Tani, fati i Konjufcës do të shihet deri të mërkurën e javës së ardhshme.

Sot, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi se ka marr ftesë për takim nga Glauk Konjufca.

Ai konfirmoi se ka pasur kërkesa për takime nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, por i cilësoi ato të panevojshme: “Kemi një vlerësim për figurën e zotrit Konjufca, por krijimi i një qeverie është proces tjetër. Kushdo që merr përgjegjësitë duhet të sigurojë votën. Ne nuk kemi pasur asnjë propozim apo kërkesë bashkëpunimi nga VV-ja. Ka kërkesa për takime, por nuk mendoj që ia vlen”./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz