BallinaLajmeDyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë, “Demokracia Plus” kërkon hetim të...

Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë, “Demokracia Plus” kërkon hetim të plotë

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Emir Abrashi nga Demokracia Plus është deklaruar i shqetësuar në lidhje me dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet e 12 tetorit në komunën e Mitrovicës.

Abrashi në një intervistë në emisionin “Ditari” në tëvë1, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të bëjnë një hetim të plotë në lidhje me këto dyshime.

Derisa, ai tha se e përkrah një gjë të tillë, nëse është nevoja të bëhet edhe një rivotim për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës.

“Dyshimet dhe integrititeti i zgjedhjeve më së shumti është ardhur në pikëpyetje në komunën e Mitrovicës për shkak të pa natyrshmërisë së mbarëvajtjes së procesit të votimit, përderisa në komunën e Gjakovës gjërat kanë shkuar pak a shumë ashtu siç është pritur, në Mitrovicë ka pasur një ndryshim goxha të madh nga pritshmërisë dhe sondazhi që janë bërë, rrjedhimisht edhe daljet e numrave serik dhe problemeve me numrat serik e bëjnë edhe më serioze punën e intigretitetit të zgjedhjeve në Mitrovicë, ne si organizatë në vazhdimësi ka qenë e përfshirë në procesin e monitorimit të zgjedhjeve jemi të shqetësuar me një situatë të tillë dhe kërkojmë nga institucionet e vendit të hetojnë deri në fund çdo gjë që ka shkua keq, por që është nevoja të bëhet edhe një rivotim për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës, ne jemi të hapur ta përkrahin institucionet që ta bëjnë një gjë të tillë, por kërkojmë që të bëhet një hetim i plotë”, ka deklaruar Abrashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz