BallinaLajmeMe dyer të mbyllura, vazhdon gjykimi i të dyshuarve për spiunazh

Me dyer të mbyllura, vazhdon gjykimi i të dyshuarve për spiunazh

Të ngjajshme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon mbajtja e seancës gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh.

Seanca po vazhdon pas ndërprerjes së shkurtër me urdhër të trupit gjykues, shkruan IndeksOnline.

I akuzuari Bedri Shabani, në fillim të seancës, kërkoi që të mos deklarohet sot për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Për këtë arsye edhe u shtye për disa minuta seanca, me qëllim që të kontaktohet Shërbimi Korrektues për të marrë raportin mjekësor të tij

“Gjykata menjëherë ka kontaktuar qendrën e paraburgimit në Gjilan, ku ka kërkuar sqarime rreth gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Bedri Shabani. Menjëherë, nga doktori i kësaj qendre, kemi marrë përgjigje se i pandehuri, Bedri Shabani, më 11.11.2025 u lajmërua për konsultë të mjeku i burgut, ku edhe është vizituar, me pretendimet si në ankesën e tij. Të njëjtit i është rekomanduar terapi dhe konsulta te specialistët përkatës. Duke qenë se kjo përgjigje ishte pak e mangët, Gjykata edhe një herë kontaktoi njësinë përkatëse në burg për të konfirmuar nëse ai është vizituar edhe sot te mjeku. Përgjigja rezulton se edhe sot, Bedri Shabani u vizitua te mjeku, teksa parametrat vitale të tij janë në gjendje normale” u shpreh gjyqtari Beqiri.

Shabani kërkoi nga trupi gjykues që në aspektin human të shtyhet seanca, pasi po ndjehet i mpirë nga terapia mjekësore.

Avokati i tij, Besnik Berisha, kërkoi se për shkak të natyrës së problemit shëndetësor të Shabanit dhe konfidencialitetit, seanca të vazhdojë pa praninë e mediave.

Një gjë e tillë u kundërshtua nga prokurori i çështjes, Bekim Kodraliu.

Por, trupi gjykues miratoi kërkesën e avokatit Berisha, vetëm sa i përket pjesës kur do të deklarohet sa i përket çështjes shëndetësore të klientit të tij.

Shabani dhe Qerimi dyshohet të kenë mbledhur dhe dërguar informacione në adresën e BIA-serbe, lidhur me UÇK-në, Policinë e Kosovës, AKI-në dhe IPK-në./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz