back to top
Wednesday, November 12, 2025
BallinaLajmeFSK pjesë e takimit për siguri dhe mbrojtje në Britani

FSK pjesë e takimit për siguri dhe mbrojtje në Britani

Të ngjajshme

Basha takon Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Dallaveret në Mitrovicë: 75 fletë të dyshimta, tash i heton prokuroria

Votat e qytetarëve për kryetar të Mitrovicës që u...

FSK pjesë e takimit për siguri dhe mbrojtje në Britani

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral...

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral major Enver Cikaqi, mori pjesë në takimin e organizuar nga e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, me pjesëmarrjen e udhëheqësve ushtarakë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.

Në një postim në faqën zyrtare të Facebook të FSK-së thuhet se, takimi u mbajt në një anije të Forcave Detare Britanike, ku u diskutua rëndësia e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe roli i iniciativave të përbashkëta në përballimin e sfidave të sigurisë në rajon.

Në qendër të diskutimeve ishte situata aktuale e sigurisë në Evropë, me theks të veçantë tek efektet e agresionit rus në Ukrainë, si dhe nevoja për koordinim ndërmjet vendeve të rajonit në përballimin e emergjencave dhe mbështetjen ushtarake ndaj autoriteteve civile.

Bëhet e ditur se në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit theksuan se mbështetja britanike dhe angazhimi konkret në kuadër të iniciativave rajonale janë thelbësore për ndërtimin e një Ballkani më të sigurt dhe më stabil.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz