BallinaLajmeTejkaluan shpejtësinë, policia nuk i kursen tre shoferë në Ferizaj

Tejkaluan shpejtësinë, policia nuk i kursen tre shoferë në Ferizaj

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj kanë shqiptuar masa ndëshkuese ndaj tre shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit rrugor, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

Sipas Policisë, më 11 nëntor, rreth orës 21:20, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në Babush në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, është ndaluar shoferi A.B. 22 vjeçar, i cili drejtonte automjetin VË Golf me targa vendore me shpejtësi 124 km/h.

Ndaj tij policia ka shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit për 3 muaj.

Ndërkaq, më datë 12 nëntor, rreth orës 18:30, në rrugën transitore Shtime – fshati Belincë, në zonën me kufizim shpejtësie 60 km/h, janë ndaluar shoferët:

J.C. (39 vjeç), i cili drejtonte automjetin Audi me targa vendore me shpejtësi 123 km/h,

D.A. (26 vjeç), i cili me automjetin Audi me targa vendore zhvillonte shpejtësi 126 km/h.

Ndaj të dyve policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 300 eurosh dhe masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit për 3 muaj.

Policia ka bërë të ditur se njërit prej tyre nuk i janë shqiptuar pikët negative pasi posedonte patentë shoferi të huaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz